Abidal e shikon nga afër lojën e Ruizit dhe Koulibayt – tenton transferimin e tyre te Barcelona
in

Abidal e shikon nga afër lojën e Ruizit dhe Koulibayt – tenton transferimin e tyre te Barcelona

Loading...

Barcelona thuhet se po tenton transferimin e Fabian Ruiziti dhe Kalidou Koulibalyt nga Napoli qysh në afatin kalimtar të janarit.

Sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, drejtori sportiv i Blaugranasëve, Eric Abidal, ishte i pranishëm në fundjavën e kaluar për t’i shikuar nga afër lojën e dy anëtarëve të skuadrës italiane.

Legjenda e skuadrës katalunase ishin të pranishëm në fitoren 4-1 të Napolit ndaj Lecces në fundjavë e kaluar, derisa ka mbetur i impresionuar nga paraqitja e dy lojtarëve.

Barcelona ka kohë që po tenton ta transferojë Ruizin, mirëpo napolitanët kërkojnë deri në 90 milionë euro për ish-anëtarin e Real Betisit.

Në anën tjetër, Napoli është i gatshëm që ta shesë edhe senegalezin, por që kërkon rreth 110 milionë euro për kartonin e tij.

Kampioni i La Liga-së  është duke shpresuar që ta transferojë dyshen për një shumë rreth 200 milionë euro, mirëpo skuadra italiane do të kërkojë më shumë.



Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0
55-vjeçari thotë se skuadra e tij nuk e ka nisur mirë edicionin dhe duhet të këndellen. “Nuk e kemi nisur mirë edicionin dhe kjo është një fakt, por nuk duhet të qëndrojmë duke vajtuar këtë nisje të keqe, por duhet të punojmë që të kalojmë këtë situatë”, tha Valverde. Në pesë ndeshje e para në La Liga, Barcelona ka marrë dy fitore, ka një barazim dhe ka pësuar dy disfata.

Valverde flet për zërat rreth shkarkimit: E di që jam në një pozicion ku rezultatet kanë rëndësi

Messi apo Van Dijk – De Jong tregon se kush e meriton çmimin e më të mirit nga FIFA