Më pëlqenMë pëlqen

Agjenti i Dembeles: Është të klubi më i madh në botë, mbetet te Barcelona 1000%

Agjenti i Dembeles: Është të klubi më i madh në botë, mbetet te Barcelona 1000%
Loading...

Ousmane Dembele do të qëndrojë ‘1000 për qind’ te Barcelona edhe pas kësaj vere pavarësisht nga thashethemet e transferimit, ka pretenduar agjenti i tij.

Raporte të shumta kanë lidhur francezin me një largim nga Camp Nou këtë verë me Juventusin dhe Paris Saint-Germain që jam lidhur me francezin, me të fundit që thuhet se ka shpresë për përfshirjen e lojtarit në çdo marrëveshje për Neymarin.

Megjithatë, agjenti i lojtarit e ka mohuar kategorikisht një largim të Dembeles, duke thënë se ai do të mbetet te Barcelona edhe përkundër interesimit të skuadrave të ndryshme për të.

“Ousmane është një lojtar i Barcelonës dhe do të qëndrojë në klub 1000 për qind, ai do të fitojë shumë më shumë trofe aty”, ka thënë agjenti Moussa Sissoko për El Mundo Deportivo.

“Ousmane nuk planifikon të largohet nga Barça në asnjë kohë, ai ndjehet i përkryer në klub dhe vendosmëria e tij është të mbetet në klub për shumë kohë”.

“Përkundër propozimeve të disa klubeve të mëdha evropiane, Ousmane dëshiron të mbetet në klub. Ai është i bindur se tashmë është në klubin më të madh në botë”.

“Kontradiktat e pabaza që duan të dëmtojnë imazhin e tij nuk do të kenë asnjë ndikim (në të ardhmen e tij) dhe ai nuk do të ndikohet nga ato që thuhet për tregun ose nënshkrimet e mundshme”, përfundoi agjenti i Dembeles.

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0
Super-kompjuteri i jep fund debatit se kush është më i mirë, Messi apo Ronaldo

Super-kompjuteri i jep fund debatit se kush është më i mirë, Messi apo Ronaldo

PSG i ka dhënë dy mundësi Barcelonës për transferimin e Neymarit

PSG i ka dhënë dy mundësi Barcelonës për transferimin e Neymarit