Sulmuesi i talentuar 16-vjeçar, Ansu Fati ka gjetur golin e parë me fanellën e Barcelonës në ndeshje ndaj Osasunas.
Barcelona ka arritur ta barazojë rezultat në 1-1 në ndeshjen ndaj Osasunas e vlefshme për javën e tretë në La Liga.
Goli i barazimit erdhi në minutën e 51-të të ndeshjes.
Ky gol u shënua nga talenti i madh 16-vjeçar, Ansu Fati, i cili shënoi me kokë.
Ansu Fati hyri në lojë vetëm në minutën e 46-të në vend të Nelson Semedos.
Festa e 16-vjeçarit ishte e veçantë, pasi filloi të qaj duke mos iu besuar se shënoi.
GIPHY App Key not set. Please check settings