in

Arrihet marrëveshja që La Liga të vazhdojë nga aty ku ka mbetur

Arrihet marrëveshja që La Liga të vazhdojë nga aty ku ka mbetur
Loading...

Federata e Futbollit të Spanjës në bashkëpunim me qeverinë, kanë marrë vendim që ky sezon i La Liga-s të vazhdojë.

Spanja vazhdon të jetë njëri ndër vendet më të prekura nga coronavirusi në botë, derisa numri i viktimave ka filluar të bije.

Në një takim që zgjati mbi tetë orë, është mësuar se kampionati spanjoll do të vazhdojë, së bashku me kategoritë e tjera.

Por, ende nuk është bërë e ditur data e saktë se kur mund të rikthehet futbolli në Spanjë, mirëpo ka gjëra pozitive.

Në mbledhjen, ku ishte presidentja e Këshillit për Sport në Spanjë, Irena Lozano, njeriu i parë i Federatës, Luis Rubiales dhe presidenti i La Ligës, Javier Tebas, është sjellë vendimi që të vazhdohet kampionati i futbollit, me një protokoll special, ku do të ketë tre testime të futbollistëve.

“Marrëveshja është arritur. Falënderim deri te La Liga dhe Federata për mirëkuptimin dhe dëshirën që të arrihet marrëveshja që të mund të përcaktojmë rrugën e futbollit në Spanjë, pas përfundimit të pandemisë,” ka thënë Lozano.

Mundësia e parë do të jetë fundi i muajit maj, e dyta në mesin e qershorit dhe i fundit është në përfundim të qershorit.

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0
“Shpërthen bomba te Barcelona”, gjashtë anëtarë të bordit japin dorëheqje dhe vënë në dyshim drejtimin e klubit

“Shpërthen bomba te Barcelona”, gjashtë anëtarë të bordit japin dorëheqje dhe vënë në dyshim drejtimin e klubit

Barcelona e Juventusi projektojnë shkëmbimin Arthur – Pjanic