in

Barça gjen zëvendësuesin e Pique në atdheun e Messit

Barça gjen zëvendësuesin e Pique në atdheun e Messit
Barça gjen zëvendësuesin e Pique në atdheun e Messit
Loading...

Barcelona mezi pret që ta përmbyllë marrëveshjen me mbrojtësin shumë të vlerësuar të Boca Juniors, Santiago Ramos Mingo. Kështu raporton “Marca”, e cila pretendon se akordi me vetë lojtarin mund të jetë arritur tashmë.

Për t’u zgjidhur mbetet mënyra e transferimit, gjë që përfshin patjetër klubin e njohur argjentinas. Mësohet se gjigantët e La Liga-s duan të gjejnë dakordësi për një tarifë të përshtatshme kompensimi, për një lojtar që vetëm pak kohë më parë mbushi 18 vjeç dhe projektohet si zëvendësuesi ideal i Gerard Pique.

Ka qenë Jose Mari Bakero, ai që i ka këshilluar katalanasit të nënshkruajnë me këtë futbollist, çka ka shkaktuar disi zemërim te Boca. Sidoqoftë, ardhja e Juan Roman Riquelme si nënkryetar i klubit argjentinas mund ta zbusë situatën.

Ai mund të jetë në gjendje të ndërmjetësojë, duke marrë parasysh se ka një ish-shok skuadre në anën tjetër të Atlantikut, Patrick Kluivert, i cili është drejtori i futbollit të të rinjve të Barcelonës.

Ramos Mingo, i cili tashmë ka bërë debutimin e tij në miqësore me Boca, por jo në ndeshjet zyrtare, është një qendërmbrojtës i gjatë 1.80 metra, që luan me këmbën e majtë, mjaft i fortë në ajër.

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0

Varane tregon se si mund të ndalet Messi: Nuk mund të mbroheni me të si me të tjerët

Rey Manaj mbërrin te Barcelona për testet mjekësore

Rey Manaj mbërrin te Barcelona për testet mjekësore