in

Barça ndan buxhetin për blerje në afatin e janarit, vendosin edhe për objektivat dhe shitjen e mundshme

Loading...

Drejtuesit e klubit, Barcelona, kanë ndarë tashmë buxhetin për shpenzime në afatin kalimtar të janarit.

Barcelona është një klub që njihet për shpenzimet e mëdha në vitet e fundit dhe një gjë të tillë pritet ta bëjë edhe në vazhdim.

Sipas gazetës katalunase Sport, Barcelona do të ketë 75 milionë euro për të shpenzuar në janar për transferimet e lojtarëve.

Kjo ndarje e buxhetit erdhi pas një samiti të drejtuesve të klubit, të cilët gjithashtu vendosën për përparësitë e tyre në vitin 2020.

Drejtuesit e klubit ranë dakord që lojtarët e moshës nën 25 vjeç janë fokusi thelbësor pasi kërkojnë të ndërtojnë ekip për të ardhmen, ndërsa shitjet e lojtarëve të panevojshëm do të shtonin edhe më shumë para.

E ardhmja e Philippe Coutinhos u diskutua gjithashtu pasi një qëndrim afatgjatë në Bayern Munich duket i pamundur, por Barca nuk janë të gatshëm të mendojnë të shesin për më pak se 100 milionë euro.

Ata shpresojnë se ndonjë ekip i Ligës Premier mund të paguajë këtë shifër verën e ardhshme për yllin brazilian.

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0

VIDEO: Jose Mourinho duke folur për Lionel Messin dhe mënyrat se si u mundua ta ndalonte

Pedro: Do të lë gjithçka për t’u kthyer te Barcelona

Pedro: Do të lë gjithçka për t’u kthyer te Barcelona