in

Barcelona e fillon këtë vit me barazim ndaj Espanyolit

Barcelona e fillon këtë vit me barazim ndaj Espanyolit
Loading...

Barcelona u desh të kënaqet me një barazim 2-2 në udhëtimin e tyre për derbin lokal ndaj Espanyolit në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në La Liga.

Skuadra e Ernesto Valverdes ishte shumë afër një fitoreje të madhe me rikthim ndaj rivalit të urryer lokal, por u ndëshkuan në fund dhe barazuan.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Barcelonës, por ishin vetëm vendasit që shënuan gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 23-të dhe ishte David Lopez, i cili shënoi me kokë për 1-0, ndërsa për Barcelonën rastin më të mirë e pati Luis Suarez (42’), por goditja e tij u ndal nga shtylla.

barca espanyol 2

Në pjesën e dytë, Barcelona hyri me krejt tjetër fytyrë duke shpeshtuar sulmet dhe duke gjetur dy gola të shpejtë për të kthyer rezultatin.

Fillimisht ishte Suarez (50’) që shënoi për 1-1 pas asistimit të Jordi Albas, ndërsa Arturo Vidal (59’) shënoi me kokë për 1-2.

barca espanyol 3

Në vazhdim të ndeshjes, vendasit u ngjallën në kërkim të golit të barazimit dhe atë e gjetën në fund të ndeshjes, falë edhe daljes jashtë të Frenkie De Jong (75’) me karton të kuq.

Ishte kinezi Lei Wu (88’), i cili shënoi për barazimin 2-2 dhe vulosi rezultatin përfundimtar të takimit.

Pas këtij barazimi, Barcelona gjendet në vendin e parë me 40 pikë, po aq sa ka Real Madridi i dyti, ndërsa Espanyol renditet i fundit me 11 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Blaugranët e presin Granadan, ndërsa Espanyoli udhëton te Villarreali.

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

GIPHY App Key not set. Please check settings

Po ngarkohet...

0
Milani dhe Barcelona arrijnë marrëveshje për Todibon?

Milani dhe Barcelona arrijnë marrëveshje për Todibon

Barcelona ka probleme serioze – gjashtë pikat ku po dështojnë katalunasit

Barcelona ka probleme serioze – gjashtë pikat ku po dështojnë katalunasit