in

Oh JooOh Joo BOSSBOSS

Barcelona është gati të dërgojë ofertë zyrtare për Neymarin

Barcelona po konsideron ofrimin e tre yjeve në këmbim të Neymarit
Loading...

Barcelona po përgatitet të fillojë zyrtarisht bisedimet me Paris Saint-Germain rreth nënshkrimit të sulmuesit brazilian, Neymar.

Kampionët e Ligue 1 kanë qenë të palëkundur ndaj çmimit të tyre për brazilianin dhe i janë përmbajtur vlerësimit të tyre prej 222 milionë eurosh, aq sa e blenë atë nga Barça në vitin 2017.

Megjithatë, mund të ketë lëvizje mbi atë çmim, pasi 27-vjeçari është i prirur të kthehet në Camp Nou dhe gjigantët e La Ligës janë duke u përgatitur për të bërë një ofertë zyrtare në ditët në vijim.

Në të vërtetë, në një verë që është mbizotëruar nga spekulimet në lidhje me të ardhmen e Neymarit, presidenti i klubit katalunas Josep Bartomeu doli në publik me pretendimin e tij se ish-ylli i Santosit dëshironte të largohej nga parisienët.

Dhe ndërsa Neymar është rikthyer në stërvitje me klubin francez, ai nuk ka luajtur asnjë rol në përgatitjet e tyre para-sezonale dhe u desh të shikonte nga tribunat, fitoren 2-1 të ekipit të tij ndaj Rennes në kuadër të Superkupës së Francës.

Sipas mediumit Goal.com, skuadra e Ligue 1 është në dijeni të dëshirës së lojtarit për t’u bashkuar me Barçën dhe largimi i tij mund të kishte ndodhur tashmë nëse skuadra e mundshme blerëse nuk do të ishin Blaugranët.

Kjo për shkak se marrëdhëniet midis të dy klubeve janë prishur qysh kur Neymar mori vendimin të largohej nga Barcelona, në rrethana disi të çuditshme për t’u transferuar në Francë.

Si rezultat, PSG nuk do ta bëjë të lehtë kryerjen e transferimit për skuadrën e Ernesto Valverdes edhe pse ata do të jenë të vetëdijshëm për ndikimin negativ që një saga e vazhdueshme do të ketë në klub përpara fillimit të sezonit 2019-20.

Për këtë qëllim, koha po mbaron që Barça të bëjë ndonjë marrëveshje të mundshme, me nisjen e Ligue 1 më 9 gusht, ndërsa sezoni i ri i La Liga fillon zyrtarisht një javë më vonë, më 16 gusht.

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0

PSG njofton skuadrat e interesuara, vendos afat për transferimin e Neymarit

Barcelona po e huazon Neymarin me të drejtë blerje nga PSG-ja