barca sevilla bg
in

Barcelona fiton me rezultat bindës ndaj Sevillës

Loading...

Barcelona e ka fituar ndeshjen kryesore të javës së tetë në La Liga, pasi e ka mposhtur Sevillan me rezultat 4-0.

Golin e parë për katalunasit e shënoi Luis Suarez në minutën e 27-të, nga asistimi që i bëri Nelson Semdo.

Katalunasit vazhduan me ritëm të lartë, derisa e dyfishuan epërsinë me anë të Arturo Vidal (32’), që u shërbye mjaftë mirë nga Arthur Melo.

barca sevilla 2

Pas vetëm tre minutash nga goli i mesfushorit kilian, Ousmane Dembele shënoi për 3-0 prej asistimit të Athur, për të shkuar në pushimin e pjesës së parë.

Pjesa e dytë kishte një ritëm më të ngadaltë, por nuk munguan golat, e as kartonët e kuq.

Lionel Messi e katërfishoi epërsinë e Blaugranasëve në minutën e 78-të, për ta vulosur rezultatin përfundimtar ndaj Sevillës.

barca sevilla 3

Por, kampioni i La Liga-së u shokua në fund të takimit, gjersa mbeti pa Ronald Araujo (87’) dhe Dembelen (88’), që u ndëshkuan me karton të kuq.

Pas javës së tetë, Barcelona gjendet në pozitën e dytë me gjashtë pikë, dy më pak se Real Madridi që ka 18 sosh, ndërsa në xhiron e nëntë do të takohet me Eibarin.

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

GIPHY App Key not set. Please check settings

Po ngarkohet...

0
Valverde: Interi ekip i shkëlqyer, por nuk i rezistuan ritmit tonë në pjesën e dytë

Valverde: Interi ekip i shkëlqyer, por nuk i rezistuan ritmit tonë në pjesën e dytë

Notat e lojtarëve: Barcelona 4-0 Sevilla, Messi me vlerësim maksimal

Notat e lojtarëve: Barcelona 4-0 Sevilla, Messi me vlerësim maksimal