in

Barcelona i ofron kontratë trevjeçare Messit

Barcelona i ofron kontratë trevjeçare Messit
Loading...

Barcelona thuhet se i ka ofruar një kontratë të re të yllit të ekipit, Lionel Messi, e cila e sheh atë të lidhur me klubin deri në ditëlindjen e tij të 36-të.

Kontrata e yllit argjentinas në Camp Nou skadon në verën e vitit 2021 me marrëveshjen aktuale, por drejtuesit po planifikojnë rinovimin.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, me marrëveshjen e re, Barcelona synon të shtojë një zgjatje konkrete një vjeçare plus mundësinë e vazhdimit për një viti tjetër.

Kjo do të mbante lojtarin më të mirë në botë në Kataluni deri më 30 qershor 2023, datë e cila është gjashtë ditë pasi ai feston ditëlindjen e tij të 36-të.

Messi ka një klauzolë në marrëveshjen e tij të tanishme në klub e cila e lejon atë të largohet në fund të çdo sezoni nëse dëshiron, por afati i ushtrimit këtë vit tashmë ka kaluar.

Ekziston një pritje që negociatat do të jenë një proces i gjatë dhe do të duhet të ketë një seri detajesh të diskutuara gjatë sezonit të ardhshëm për të arritur një marrëveshje.

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu së bashku me drejtorin Oscar Grau do të përfaqësojnë klubin në procesin e bisedimeve dhe ata do të merren me babanë e Messit, Jorge.

Pretendohet se përparësia e Messit nuk është gjatësia e kontratës, por ruajtja e klauzolës që i lejon atij të largohet në fund të çdo sezoni të caktuar nëse dëshiron ta bëjë këtë.

Messi, i cili feston ditëlindjen e tij të 33-të  javën e ardhshme, e ka kaluar të gjithë karrierën e tij profesionale në Camp Nou dhe ka fituar çdo trofe të mundshëm.

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0
UEFA merr vendim për Ligën e Kampionëve

UEFA merr vendim për Ligën e Kampionëve

Barça me mungesa të mëdha në udhëtimin e tyre te Sevilla

Barça me mungesa të mëdha në udhëtimin e tyre te Sevilla