Barcelona ka konfirmuar lëndimin e mbrojtësit Jordi Alba, i cili u detyrua ta lëshoj fushën në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Burossia Dortmundit.
Mbrojtësi spanjoll u detyrua të largohet nga ndeshja ndaj Dortmundit pas vetëm 40 minutave lojë shkaku i lëndimit.
Sot (e mërkurë) në mëngjes, lojtari ka kryer disa teste mjekësore dhe është konfirmuar lëndimi i tij në kofshën e epërme të këmbës së majtë.
“Testet e realizuara kamë treguar që lojtari Jordi Alba, ka një dëmtim të kofshës së epërme në këmbën e majtë”.
“Lojtari tani është i padisponueshëm për veprim dhe rikuperimi i tij do të diktojë kthimin e tij”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.
Pas këtij lëndimi, mendohet se Alba do të mungojë së paku 10 deri në 15 ditë.
Kështu, Alba pritet të jetë jashtë fushave për takimin e ardhshëm në La Liga me Granadan këtë fundjavë dhe dy takimet tjera ndaj Villarrealit dhe Getafes.
GIPHY App Key not set. Please check settings