in

I InatosurI Inatosur Për të qarëPër të qarë

Barcelona konfirmon lëndimin e rëndë të Dembeles

Barcelona konfirmon lëndimin e rëndë të Dembeles
Loading...

Barcelona ka konfirmuar se Ousmane Dembele ka pësuar një lëndim në kofshë në fitoren 3-1 ndaj Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve.

Blaugranasit bëjnë me dije se do u duhet disa teste të tjera për të shikuar se sa do të mungojë sulmuesi francez nga ky lëndim.

Dembele luajti më pak se gjysmë ore ndaj ish-skuadrës së tij shkaku i lëndimit dhe u detyrua ta lëshojë vendin për Antoine Griezmannin.

Stafi mjekësor i Barcelonës u fut në fushë për t’i ofruar ndihmë, por ishte e qartë se ai nuk mund të vazhdonte më.

Griezmann që u fut në vend të bashkëkombësit të tij, shënoi golin e parë për katalunasit në Ligën e Kampionëve.

Barcelona do të dal me informata shtesë në ditët e ardhshme për lëndimin e Dembeles, që mund të mungojë deri në fund të muajit të ardhshëm.

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

GIPHY App Key not set. Please check settings

Po ngarkohet...

0
Nën regjinë e MSG, Barcelona siguron kualifikimin në 1/16 kundër Dortmund

Nën regjinë e MSG, Barcelona siguron kualifikimin në 1/16 kundër Dortmund

Vidal paralajmëron largimin nga Barcelona

Vidal paralajmëron largimin nga Barcelona