Më pëlqenMë pëlqen

Barcelona merr kreun e tabelës me fitoren ndaj Bilbaos

Barcelona merr kreun e tabelës me fitoren ndaj Bilbaos
Loading...

Barcelona e ka mposhtur me rezultat minimal 1-0 Athletic Bilbaon në kuadër të javës së 31-të në La Liga.

Ishin mysafirët, ata që e filluan më mirë takimin duke rrezikuar qysh në minutën e katërt me Unai Lopez, por goditjen e tij e ndaloi Marc-Andre ter Stegen.

Barcelona më pas filloi ndërtimin e aksioneve të tyre, mirëpo mbrojtësit e Athletic Bilbaos nuk lejuan hapësira mbrapa, duke bllokuar çdo lëvizje të tyre.

Pjesa e parë përfundoi me të vetmin rast serioz të krijuar nga mysafirët, ndërsa në të dytën kishte shanse më shumë.

Në 45 minutëshin e dytë, Lionel Messi dhe Luis Suarez kishin disa shanse të mira, mirëpo në zonën e rreptësisë se Bilbaos, dështonin t’i konkretizonin rastet.

Ishte minuta e 64-të kur Ivan Rakitic u fut në vend të Sergio Busquetsit, që ndryshoi rrjedhën e lojës.

Mesfushori kroat pranoi një asistim nga Messi në minutën e 71-të, duke u treguar i saktë, e që shënoi golin e vetëm në këtë takim.

Ylli argjentinas kishte edhe një shans të mirë në minutën e 80-të kur ishte vetëm me portierin kundërshtar, por goditja e tij përfundoi jashtë.

Me këtë fitore në javën e 31-të, Barcelona u rikthye në vendin e parë me 68 pikë, tri më shumë se Real Madridi që luan nesër (e mërkure) kundër Mallorcas, ndërsa katalunasit në xhiron e 32-të takohen me Celta Vigon.

Blaugranasit do të shpresojnë që Los Blancos të dështojnë nesër mbrëma dhe të jenë lider të vetëm në tabelë, pasi në rast të fitores së madrilenëve, sërish do kthehen në vendin e dytë.

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0
Barcelona e fiton gjyqin me Neymarin, braziliani detyrohet t’i paguajë miliona ish-skuadrës së tij

Barcelona e fiton gjyqin me Neymarin, braziliani detyrohet t’i paguajë miliona ish-skuadrës së tij

Shkëmbimi Arthur vs Pjanic: detajet nga marrëveshja

Shkëmbimi Arthur vs Pjanic: detajet nga marrëveshja