in

Barcelona prezanton Griezmannin, francezi do ta bartë numrin 17

Barcelona prezanton Griezmannin, francezi do ta bartë numrin 17
Loading...

Barcelona përfundimisht e ka kompletuar transferimin e Antoine Griezmannit nga Atletico Madridi. Skuadra katalonase pagoi 120 milionë euro për transferimin e sulmuesit francez, ndërsa sot (e diel) u bë prezantimi zyrtar.

Lojtari 27-vjeçar sot (14 korrik) i kompletoi me sukses testet mjekësore te Blaugranët, për t’u prezantuar pak çaste më parë nga Josep Bartomeu.

Fituesi i kupës së Botës te Barcelona do ta bartë numrin 17-të në fanellë, ndërsa në sezonin e ri do ta udhëheqë sulmin me Lionel Messin dhe Luis Suarezin.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe jam i entuziazmuar për të filluar”, ka thënë fillimisht Griezmann në një interviste për Marca.

“Do të ketë sfida të reja dhe unë dua të fitoj gjithçka – Ligën, Copa del Rey dhe Ligën e Kampionëve”, përfundoi ylli francez.

Besohet se Griezmann ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me kampionin e La Ligas me një pagë prej 18 milionë euro në sezon. 

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

GIPHY App Key not set. Please check settings

Po ngarkohet...

0
griz live

LIVE: Prezantimi i Antoine Griezmann në Camp Nou

Barcelona po konsideron ofrimin e tre yjeve në këmbim të Neymarit

Barcelona po konsideron ofrimin e tre yjeve në këmbim të Neymarit