Ndeshja e Ligës së Kampionëve midis FC Barcelona dhe Napoli më 18 mars do të luhet në Camp Nou pas dyerve të mbyllura, pa pjesmarrjen e publikut, transmeton barcelona.al
Vendimi u mor pas një takimi të martën në mëngjes midis përfaqësuesve të FC Barcelona dhe atyre të Qeverisë Rajonale Katalanase (Generalitat de Catalunya). Klubi ka ndjekur rekomandimet e Generalitat nga takimi i cili u mbajt në Departamentin e Shëndetit të qeverisë rajonale.
“Është një vendim që është marrë për të ndikuar në parandalimin e përhapjes së rasteve me koronavirus” tha Joan Guix, Sekretari i Shëndetësisë i Qeverisë Rajonale Katalanase pas rritjes eksponenciale të rasteve të koronavirusit në orët e fundit.
Të hënën, autoritetet italiane njoftuan se të gjitha ngjarjet sportive vendase, përfshirë Serinë A, pezullohen deri më 3 prill në fillim./barcelona.al/
GIPHY App Key not set. Please check settings