Josep Bartomeu ka konfirmuar se Quique Setien nuk do të jetë më trajner i Barcelonës, pasi është shkarkuar – raporton Tiempo de Juego.
Pas eliminimit turpërues nga Bayern Munichu me rezultat 8-2 në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, klubi katalunas ka vendosur të bëjë ndryshime rrënjësore.
Presidenti Bartomeu raportohet se ka konfirmuar shkarkimin e Setien, derisa atij do t’i bashkohet edhe drejtori sportiv Eric Abidal.
💥ÚLTIMA HORA💥
— Tiempo de Juego (@tjcope) August 16, 2020
Bartomeu a @victor_nahe:
🎙️"Setién está fuera".
El Presidente ha salido de la reunión con Abidal y Planes en las oficinas del club. pic.twitter.com/OCfy0uaxeu
Trajneri ishte në krye të skuadrës për shtatë muaj, mirëpo qysh nga fillimi, kishte dilema nëse ai do të rikthente nivelin e lartë të skuadrës.
Në anë tjetër, Abidal me kritika ndaj lojtarëve kishte nxitur reagimin e ashpër të Lionel Messit që i kishte thënë që më mirë t’i shikonin punët e tyre.
Setien pritet të zëvendësohet nga Ronald Koeman që tashmë është parë në aeroportin e Katalunisë.
Komentet
Po ngarkohet...