in

Busquets: Barca nuk di ta nxjerrë topin përpara kur skuadrat bëjnë presion një me një

Loading...

Sergio Busquets ka pranuar se Barcelona nuk ka ditur si ta tejkalojë presionin e Real Madridit gjatë humbjes prej 2-0 në Estadio Santiago Bernabeu.

Skuadra e Quique Setien nuk arriti që ta dërgonte topin në fazën finale gjatë pjesës së dytë, duke qenë se lojtarët e krahut, Vinicius Junior dhe Fede Valverde, ua mbyllnin hapësirat.

“E humbëm kontrollin, sepse e humbëm posedimin. Nuk dimë si ta nxjerrim topin përpara kur ata na bëjnë presion një me një”.

“Nganjëherë nuk je i sigurt me pasimin dhe rrezikon, edhe pse e di se i kemi lojtarët për ta vazhduar topin. Të gjithëve na pëlqen ta kemi topin dhe mendoj se i kemi lojtarët që dinë ta mbajnë”.

“Secila skuadër vuan pa posedim. Ne nuk jemi nga ato ekipe që bëjmë lojë defensive e as fizike. Ka mbetur edhe shumë kohë deri në fund të kampionatit”, ka deklaruar spanjolli pas ndeshjes.

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0

Carvajal më i miri, zhgënjen Messi: Real Madridi 2-0 Barcelona, notat e lojtarëve

Ramos: Tash duhet të presim që të gabojnë ata përmbi ne