Cadiz nga liga e dytë e Spanjës gjunjëzon Barcelonën dështake!
in

Cadiz nga liga e dytë e Spanjës gjunjëzon Barcelonën dështake!

Loading...

Barcelona është mposhtur në udhëtim te Cadizi me rezultat 2-1 në ndeshjen e javës së 12-të në La Liga.

Ekipi i Ronald Koeman nuk ka arritur të vazhdojë formën e mirë pasi janë befasuar nga Cadizi, duke pësuar humbje.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë nga Barcelona dhe raste më të shpeshta, por vetëm vendasit gjeten golin.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e tetë dhe ishte Alvaro Gimenez, i cili shënoi nga afërsia për 1-0.

Në pjesën e dytë, Barcelona e rriti nivelin e lojës në kërkim të golit dhe rikthimit të rezultatin, por edhe pse e gjeti golin e barazimit, e pranuan edhe një gol më vonë dhe humbën ndeshjen.

Goli i Barcelonës erdhi në minutën e 57-të dhe ishte Pedro Alcala që shënoi autogol për barazimin 1-1, ndërsa Alvaro Negredo (63’) vulosi fitoren e Cadizit 2-1.

Pas kësaj humbje, Barcelona e sheh veten në pozitën e shtatë me 14 pikë, ndërsa Cadizi renditet i pesti me 18 pikë.

Në ndeshjen e radhës, katalunasit e presin Levanten, ndërsa Cadizi udhëton te Celta Vigo.

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

GIPHY App Key not set. Please check settings

Po ngarkohet...

0
Barcelona do vetëm tri pikë në udhëtim te Cadiz, formacionet zyrtare

Barcelona do vetëm tri pikë në udhëtim te Cadiz, formacionet zyrtare

Ronaldo kërkon golin e parë ndaj Messit në Ligën e Kampionëve

Ronaldo kërkon golin e parë ndaj Messit në Ligën e Kampionëve