in

Çmimet dhe lojtarët që dëshiron t’i shesë Barcelona për të blerë Neymarin

Loading...

Afati kalimtar veror nuk ka përfunduar për Barcelonën, pasi gjiganti katalunas dëshiron të bëjë akoma transferime, ndërsa Neymar është njëri prej tyre.

Mirëpo për ta blerë brazilianin, katalunasit duhet të grumbullojnë fonde përmes shitjes së futbollistëve. Më poshtë jua sjellim lojtarët që Barca planifikon t’i shesë për të siguruar paratë për blerjen e tij:

Philippe Coutinho – 80 milionë euro

Blerja rekorde e Barcës pati një sezon zhgënjyes, ashtu që klubi planifikon ta shesë, përkundër se agjenti i tij ka thënë se nuk bën pjesë në listën e shitjeve. Mirëpo, pengesa qëndron në dallimin e madh të kërkesës dhe ofertës, pasi klubet e interesuara refuzojnë ta paguajnë çmimin e tij.

Ousmane Dembele – 80 milionë euro

Anësori francez i ka dy cilësi të veçanta, luan me të dy këmbët dhe krijon ritëm të lehtë. Porse, atij i mungon pjekuria dhe sjellja profesionale. Prandaj klubet, si Bayern Munichu, që janë të interesuar për të, hezitojnë ta blejnë.

Samuel Umtiti – 40 milionë euro

Nga kjo shitje, Barca nuk do të fitojë shumë, mirëpo qendërmbrojtësi francez nuk bën pjesë në planet e skuadrës, pasi e ka humbur vendin e startuesit në formacion. Nga ana tjetër, Paris Saint-Germani është duke kërkuar që ai të përfshihet në marrëveshjen për transferimin e Neymarit.

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0
Van Dijk refuzon ofertën e Barcelonës

Van Dijk refuzon ofertën e Barcelonës

Avokati i Griezmannit në selinë e La Ligas, francezi brenda ditës pritet të zyrtarizohet te Barca

Avokati i Griezmannit në selinë e La Ligas, francezi brenda ditës pritet të zyrtarizohet te Barca