in

Dalin pretendimet e para, FIFA falsifikoi votat për të zgjedhur Messin “më të mirin”?

Dalin pretendimet e para, FIFA falsifikoi votat për të zgjedhur Messin “më të mirin”?
Loading...

Ekzistojnë polemika në rritje për çmimin e më të mirit nga FIFA-s sepse votat iu dhanë gabimisht Leo Messi, sipas të paktën dy pjesëmarrësve.

Gazeta italiane Tuttosport e ka përshtatur këtë pasi ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo mbeti i treti në garë për cmimin e më të mirit nga FIFA.

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, u rendit në vendin e dytë me 38 pikë në renditje, i ndjekur nga Ronaldo në 36, ndërsa Messi fitoi garën me 46 pikë.

Ronaldo nuk mori pjesë në ceremoninë në Milano javën e kaluar dhe nuk është hera e parë që ai ka ‘injoruar’ organizimet e çmimeve të FIFA-s muajve të fundit.

Sipas edicionit të sotëm të gazetës Tuttosport, ekzistojnë disa pretendime shumë të dyshimta që dalin nga ata që votuan për çmimin.

Kapiteni i Nikaraguas, Juan Barrera dhe trajneri i Sudanit, Zdravko Lugarosic pretendojnë se ata ishin të tronditur kur shikuan listën e votave të publikuara me preferencat e tyre të caktuara për Messin.

Barrera bëri një postim ku shkroi: “çdo informacion mbi votimin tim për TheBest2019 ishte falsifikuar, faleminderit”.

Një deklaratë u lëshua më vonë nga klubi i tij duke paralajmëruar se ai “shprehu shqetësimin e tij sepse emri i tij ishte përdorur në një situatë kur ai nuk kishte pjesëmarrje. Ai nuk ka votuar dhe informacioni i paraqitur nuk korrespondon me kriteret e tij”.

Në një kthesë edhe më të çuditshme, trajneri i Sudanit, Logarusic, publikoi një fotografi të votave të tij për Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Kylian Mbappe.

Sidoqoftë, lista e FIFA-s ka ndryshuar votën e tij te Lionel Messi, Virgil van Dijk dhe Sadio Mane.


Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

GIPHY App Key not set. Please check settings

Po ngarkohet...

0
dejong barca

De Jong: Nëse nuk do kaloja te Barca, atëherë do të luaja për Cityn ose PSG-në

messi inter

Messi në dyshim për përballjen ndaj Interit