Lionel Messi është detyruar të dalë nga fusha pas pjesës së parë në ndeshjen e luajtur të martën ndaj Villarrealit.
Sulmuesi argjentinas ka ndjerë dhimbje në kofshë dhe trajneri Ernesto Valverde e ka zëvendësuar duke mos rrezikuar që dëmtimi të përkeqësohej.
Klubi i Barcelonës ka dalë me një deklaratë zyrtare për gjendjen e argjentinasit.
“Lojtari i ekipit të parë Lionel Messi ka tërheqje muskulore në kofshën e majtë. Është një tërheqje e vogël dhe rikthimi i tij do të varet nga faza e riaftësimit”, thuhet në njoftim.
Ndeshja ndaj Villarrealit ishte e para si startues për Lionel Messin këtë edicion, ku Barcelona e fitoi ndeshjen me rezultat 2-1.
GIPHY App Key not set. Please check settings