Barcelona është gati të finalizojë blerjen e parë të merkatos, teksa bëhet fjalë për Matheus Fernandes. Braziliani, i cili së fundmi ishte aktivizuar me Palmeiras pritet që të zyrtarizohet në orët në vazhdim si blerja e parë e katalanasve.
Në xhepat e Palmeiras do të shkojnë 11 milionë euro. Një blerje që ka çuditur jo pak, pasi mesfushori sezonin që lamë pas, luajti në vetëm 6 ndeshje si titullar me ekipin e tij.
Një investim mjaft misterioz, me Matheus Fernandes që u ble nga Palmeiras një vit më parë vetëm 3.5 milionë euro dhe brenda një viti, ku ka luajtur në total vetëm 552 minuta vlera e tij shkon 11 milionë euro. Vërtet e çuditshme…
Komentet
Po ngarkohet...