in

Eksperti spanjoll zbulon ofertat e refuzuara të Barcelonës dhe Real Madridit për Neymarin

Loading...

Paris Saint-Germain thuhet se ka refuzuar dy oferta të majme nga Barcelona dhe Real Madridi për yllin e tyre brazilian, Neymar.

Afati kalimtar i verës ka qenë i gjithi i mbushur me thashetheme dhe polemika rreth të ardhshme se yllit brazilian, Neymar, i cili do largimin nga PSG.

Megjithatë, largimi i tij dhe saga e një transferimi larg Parisit nuk ka përfunduar ende dhe deri në fund pritet të ketë zëra.

Në fillim dukej e sigurt që ai do të kthehej në ish-klubin e tij, Barcelona, para se gjigantët e tjerë spanjoll të Real Madridit të hidhnin kandidaturën e tyre.

Por, tani është konfirmuar nga eksperti spanjoll i futbollit, Guillem Balague, që kampionët francezë kanë refuzuar ofertat si nga Reali ashtu edhe nga Barcelona për ish-kapitenin brazilian.

Të dy ofertat thuhet se do pranoheshin me qejf nga shumica e klubeve evropiane, por jo edhe PSG.

Sipas ekspertit Balague, parisienët kanë refuzuar një ofertë nga Katalunia, e cila peshonte 100 milionë euro plus shërbimet e Philippe Coutinhos.

Përveç kësaj, ata e refuzuan edhe një ofertë të Realit që përfshinte James Rodriguezin dhe Gareth Balen plus para, duke kërkuar Vinicius Juniorin në marrëveshje.

PSG padyshim e vlerëson shumë lartë nënshkrimin e tyre rekord botëror dhe, me gjithë sjelljen e tij të dyshimtë, nuk do të lejojnë që ai të largohet për pak para. 

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0
Coutinho mund të huazohet te Bayerni

Coutinho mund të huazohet te Bayerni

Lëndimi i Neymar është më i madh se sa duket, gishti i thyer nuk është shëruar plotësisht