in

Ernesto Valverde: Messi nuk luan nesër, por do jetë i gatshëm për Valencia

Ernesto Valverde: Messi nuk luan nesër, por do jetë i gatshëm për Valencia
Loading...

Në prag të ndeshjes së nesërme me Osasunën në orën 17:00, kjo ishte pres-konferenca e plotë e Ernesto Valverdes në ditën e sotme:

‘Unë dua ta filloj këtë konferencë duke e ngushëlluar kolegun tim, Luis Enriquen, për atë që i kishte ndodhur me vajzën. Eshtë e vështirë të gjesh fjalë në këto momente.’

‘Neymar? Sapo filloi konferenca dhe direkt kjo pyetje. Ndoshta kjo tregon se në mediia flitet shumë, por unë nuk do flas asgjë rreth kësaj. Neymari është lojtarë i një klubi tjetër!’

‘Largimi i Rakitic? Ai është një lojtarë i madh, ndoshta nuk luajti në ndeshjen e fundit, por luajti kundër Bilbaos. Nuk ka ndryshuar asgjë, ai është ende pjesë e klubit.’

‘Grupi i UCL-së? Do jetë i vështirë dhe i kompliikuar, por normalisht, synimi jonë mbetet vendi i parë në grupe.’

‘Leo Messi? Ai nuk do të luajë nesër. Ende është në procesin e rikuperimit, por unë dhe stafi besojmë se ai do jetë i gatshëm për Valencian më 14 shtator.’

‘Dembele? Momentalisht, Ousmane është i dëmttuar dhe unë nuk kam asnjë koment rreth tij.’

‘Pse nuk e konfirmoj Neymarin? Sepse unë nuk di asgjë. E konfirmova Coutinhon para ndeshjes me Atleticon sepse ajo ishte çështje tjetër, por unë tani nuk mund të flas rreth negociatave që i zhvillon klubi.’

‘A jam lodhur nga merkatoja? Absolutisht po. Nëse do mund të jap një notë se sa jam i lodhur, do e kisha dhënë një 9.5 nga 10.’

‘Forma e Griezmann? Ai ka filluar të përshtatet dhe ta merr ritmin. Ndeshja me Betisin ishte dëshmi se ai tani e ka marrë formën e duhur.’

‘Pozicioni i De Jong? Mendoj se ai është më i rehatshëm në fazën ofensive. Ai mund të luajë në çdo pozicion në mesfushë, por ndihet më mirë kur është në ofensivë!’

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0

Telenovela e Neymarit do të vazhdojë deri më 2 shtator, ora 23:00

Suarez flet për Neymarin: Lëreni të qetë që ta marr vendimin përfundimtar