in

Eto’o: Nëse Xavi nuk bëhet trajner i Barcelonës, do ta vras

Eto’o: Nëse Xavi nuk bëhet trajner i Barcelonës, do ta vras
Loading...

Samuel Eto’o ka thënë me shaka se do ta vret Xavi Hernandezin nëse nuk bëhet në të ardhmen trajner i Barcelonës.

Legjenda spanjolle fitoi gjithçka në kohën kur ishte te skuadra katalunase, ndërsa aktualisht po e drejton skuadrën nga Katari, Al Sadd.

Ernesto Valverde është nën presion shkaku që nuk po tregon suksese me ndoshta skuadrën më të mirë në histori, andaj në verën e ardhshme pritet të largohet.

Et’o ka thënë se Xavi do të ishte trajner ideal për Blaugranasit, shkaku që e njeh filozofinë e skuadrës dhe mund të ndërtojë një skemë të suksesshme.

“Ai është shumë i suksesshëm në Katar dhe në Spanjë”, ka thënë kamerunasi në një intervistë për Cadena Ser.

“Nëse ai nuk bëhet trajner i Barcelonës në të ardhmen, do ta vras”, ka shtuar më tej Eto’o duke qeshur.

Kamerunasi dhe Xavi kanë luajtur për disa sezone së bashku në Camp Nou, e që padyshim se ishin skuadra më e suksesshme në Evropë. 

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

GIPHY App Key not set. Please check settings

Po ngarkohet...

0
Griezmann kërkon durim për partneritetin e tij me Messin dhe Suarezin

Griezmann kërkon durim për partneritetin e tij me Messin dhe Suarezin

messi store 10

Leo Messi lanson markën e tij të re të veshjeve, “The Messi Store”