in

Fati pritet të rikthehet te Barcelona B, do të jetë partner në sulm me Reyn Manajn

Loading...

Ansu Fati do të rikthehet përsëri te Barcelona B, pasi gjysmë sezoni të kaluar tek ekipi i parë.

Drejtuesit e klubit katalunas kanë marrë vendim që ta dërgojnë Fatin tek ekipa B, me qëllim që ta ndihmojnë drejt arritjes së objektivave.

Pas pauzës prej dy muajsh, Barcelonës i janë rikthyer nga lëndimet sulmuesit Luis Suarez dhe Ousmane Dembele.

Kjo ka bërë që Fati pas rikthimit të La Ligas në qershor do t’i ketë hapësirat më të limituara.

17-vjeçari pjesën tjetër të sezonit do të luaj për Barcelonën B e cila bënë gara në ligën e tretë spanjolle.

Qëllimi i klubit katalunas është që Barcelona B të ngjitet në La Liga 2 dhe janë pranë këtij objektivi.

Aktualisht Barcelona B ndodhet në pozitën e dytë në tabelë me 49 pikë, një më pak se lideri Castellon.

Fati pritet ta ndihmojë shumë Barçën B me përvojën që ka bërë në ekipin e parë gjatë këtyre tetë muajve.

E në repartin ofensivë, talenti i jashtëzakonshëm spanjoll te Barcelona B do ta ketë sulmuesin shqiptar Rey Manaj dhe kjo dyshe ka tani një punë të madhe për të shënuar gola që ta rikthejnë në La Liga 2 Barçën.

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0

Arrihet marrëveshja: Lautaro do të transferohet te Barcelona

Barcelona synon ta nis me fitore te Mallorca rikthimin e futbollit në La Liga

Barcelona synon ta nis me fitore te Mallorca rikthimin e futbollit në La Liga