in

Gattuso: Do të luajmë pa frikë ndaj Barcelonës

Gattuso: Do të luajmë pa frikë ndaj Barcelonës
Loading...

Napoli do të përballet me Barcelonën në 1/16 e finales në Ligën e Kampionëve.

Napolitanët që dolën të dytët nga grupi mund të thuhet se nuk kishin fat në short, pasi do të përballen me njërën nga skuadrat favorite për ta fituar këtë garë, Barcelonën.

Ndeshjen e parë klubi italian do ta luaj para tifozëve të vet, ndërsa ajo e kthimit do të zhvillohet në Camp Nou.

E për këtë përballje ka folur edhe trajneri i ri i Napolit, Gennaro Gattuso.

Tekniku italian ka thënë se do të jenë dy ndeshje të mëdha pasi përballen me një ekip të shkëlqyeshëm, por që nuk ia kanë frikën.

“Një skuadër e shkëlqyeshme, sfidë e madhe dhe na presin dy ndeshje shumë interesante”.

“Ne do të përballemi në dy ndeshje pa frikë kundër Barcelonës”, ka deklaruar Gattuso.

Këtë vit dy skuadrat janë përballur në ndeshje miqësore në dy raste, ku Barcelona shënoi fitore 2-1 dhe 4-0.

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0
Hidhet shorti i 1/16 së finales në Ligën e Kampionëve, përballje të zjarrta anglezo-spanjolle

Hidhet shorti i 1/16 së finales në Ligën e Kampionëve, përballje të zjarrta anglezo-spanjolle

Messi me deklaratë interesante para El Clasicos: Hazard nuk mund ta zëvendësojë Ronaldon

Messi me deklaratë interesante para El Clasicos: Hazard nuk mund ta zëvendësojë Ronaldon