Goli i Ansu Fati ndaj Osasunas vendosi një rekord të ri në klubi. Në moshën 16 vjeç dhe 304 ditë, ai u bë golashënuesi më i ri për Barcen në kampionat. Përveç lojtarit të U19A, më parë ka pasur disa të rinj që kanë mbajtur rekordin:
Bojan Krkic ishte vetëm 17 vjeç dhe 53 ditë kur shënoi në sezonin 2007/08 gjatë ndeshjes Villarreal-Barça. Leo Messi është i treti në këtë renditje të veçantë. Goli i tij gjatë ndeshjes Albacete-Barça në vitin 2004/05 ishte i pari i tij, dhe në atë kohë argjentinasi ishte 17 vjeç dhe 331 ditë. Tre të parët janë ndjekur nga Jofre Mateu (18 vjet e 111 ditë), Thiago Alcántara (18 vjet e 315 ditë) dhe Munir El Haddadi (18 vjet e 358 ditë).
Komentet
Po ngarkohet...