in

“Kalaja” e Europës, Barça vendos rekordin e dekadës së fundit

Loading...

“Camp Nou” është stadiumi më pak i “pushtueshëm” në Europë për vizitorët e tij. Në dhjetë vitet e fundit, Barcelona është klubi i kontinentit të vjetër, që ka marrë më shumë fitore dhe ka shënuar më tepër gola në shtëpi.

Shndërrimi i stadiumit në një “kala të pamposhtur” për vizitorët është një nga aspiratat kryesore të të gjitha skuadrave, por Barça është ajo, që e mbron më së miri këtë parim të përbashkët, me 252 fitore dhe 945 gola gjatë dekadës së fundit, nga sezoni 2009-2010 deri tek aktuali.

Epërsia e Barçës në stadiumin e saj është bërë e dukshme në Champions, një turne në të cilin, pas triumfit të fundit kundër Interit (2-1), skuadra katalanase grumbulloi 33 ndeshje pa humbje në gjashtë vitet e fundit. Kjo është seria e dytë më e mirë e sukseseve në shtëpi në kompeticionin e madh kontinental, vetëm pas asaj të Bayern Munich, kur Championsi quhej ende Kupa Europiane. Bavarezët regjistruan 43 ndeshje pa humbje në shtëpi, midis viteve 1969 dhe 1991. 

Barça, që nga humbja e fundit në Ligën e Kampionëve në 2013, ka shënuar 101 gola në “Camp Nou” dhe ka pësuar vetëm 16 të tillë, falë 30 fitoreve dhe 3 barazimeve. “Epoka e Messit” përcaktohet nga shumë gjëra, por njëra prej tyre është forca e Barçës në “Camp Nou”. Në këto dhjetë vitet e fundit, 252 fitore në 298 ndeshje e tejkalojnë bilancin e pjesës tjetër të shkëlqyer. Përveç atyre 252 fitoreve, bilanci plotësohet me 32 barazime dhe 14 humbje.

Në renditjen e fitoreve në shtëpi, katalanasit lënë pas Real Madridin (222 fitore) dhe Manchester City (203). Gjithashtu, në renditjen e golave në shtëpi, në këtë periudhë (2009-2019), Barça është lidere e padiskutueshme, me 945 “rrjeta” në favor, shumë përpara ndjekësve të saj më të afërt: Real Madrid (841 gola), Bayern Munich (726) dhe Manchester City (710).

Barça është skuadra që, si vendase, ka humbur më pak ndeshje në 10 vitet e fundit, vetëm 14 të tilla. Tifozët katalanas kanë “vajtuar” në këto 298 ndeshje 206 gola të pësuar.

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0
Arrihet marrëveshja – Muller te Barcelona në merkaton e janarit

Arrihet marrëveshja – Muller te Barcelona në merkaton e janarit

10 statistikat para El Clásico-s

10 statistikat para El Clásico-s