in

Kofirmohet lëndimi i Sergi Robertos – mungon ndaj Real Madridit

Loading...

Barcelona do të jetë pa disa lojtarë kryesorë në derbin ndaj Real Madridit, shkaku i lëndimeve të tyre.

Skuadra katalunase ka njoftuar se Sergi Roberto ka pësuar lëndim në muskulin e këmbës së djathtë.

Mesfushori i konvertuar në mbrojtës do të mbetet jashtë fushës për dy deri në katër javë, që i bije se nuk do të jetë i gatshëm për takimin ndaj Los Blancos.

Blaugranasit dhe madrilenët do të takohen të dielën e javës së ardhshme nga ora 21:00 në Santiago Bernabeu.

Përveç Robertos, te Barcelona do të mungojë edhe Luis Suarez, që thuajse e ka humbur sezonin, e që bashkë me të është edhe Ousmane Dembele, gjersa në dilemë mbetet paraqitja e Jordi Alabas.

Edhe Zinedine Zidane nuk mund të llogarisë në Eden hazardin që pësoi lëndim ndaj Levantes, e të njëjtën gjë e ka edhe Rodrygo Goes që është ndëshkuar me karton të kuq te Castilla.

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0
Lojtarët e Barcelonës do ti nënshtrohen testit për coronavirus në aeroportin e Napolit

Lojtarët e Barcelonës do ti nënshtrohen testit për coronavirus në aeroportin e Napolit

Formacionet e mundshme në përballjen e parë në mes Napolit dhe Barcelonës në Champions League

Formacionet e mundshme në përballjen e parë në mes Napolit dhe Barcelonës në Champions League