in

Kompletohen 32 klubet pjesëmarrëse e Ligës së Kampionëve – ndahen edhe vazot

Loading...

Pas përfundimit të ndeshjeve play-off, tanimë dihen edhe 32 klubet që do të jenë pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve të sezonin 2019-20.

Ajax, Club Brugge dhe Slavia Pragë e plotësojnë listën e 32 skuadrave që do të luftojnë për ta ngritur trofeun në finalen e Stambollit me 30 maj 2020.

Faza e eliminimeve nxori edhe ‘viktima’ që nuk do të jenë në grupe. PSV, Celtic dhe Porto, tre kampionë evropianë, kanë rënë në këtë fazë të eliminimit.

Këto tri klube iu bashkohen edhe emrave të mëdhenj si AC Milan, pastaj edhe Marseille, Arsenal, Manchester United dhe Roma, që po ashtu do të mungojnë.

Pas zbulimit të 32 klubeve, tashmë janë ndarë edhe vazot.

Vazo 1: Barcelona, ​​Bayern Munich, Juventus, Manchester City, PSG, Liverpool, Chelsea dhe Zenit.

Të gjashtë kampionët e gjashtë ligave më të forta në bazë të koeficientit të UEFA-s, iu bashkohen edhe fituesi i Ligës së Kampionëve dhe Liga e Evropës.

Pra në vazon e parë janë gjashtë kandidatë si Barça, Bayern, Juve, City, PSG dhe Liverpool.

Chelsea është aty që më pak konsiderohet si favorit, shkaku edhe i dënimit në blerje të lojtarëve. Aty është edhe Zenit, që është ‘hirushja’ në këtë mes.

Vazo 2: Real Madrid, Atletico Madrid, Borussia Dortmund, Napoli, Shakhtar Donetsk, Tottenham, Benfica, Ajax.

Një spektakël sa i përket emrave, pasi aty është Real Madridi, por edhe Ajax .

Ekipet e Madridit janë dy nga skuadrat kryesore në këtë vazo, siç është edhe Tottenham, finalit i edicionit të fundit.

Napoli dhe Dortmund janë gjithashtu të forta dhe duhet të merren në konsideratë.

Ajax dhe Benfica janë aty, edhe pse me më pak emra, pasi De Ligt, De Jong ose Joao Felix , janë larguar.

Vazo 3: Lyon, Bayer Leverkusen, RB Salzburg, Olympiacos, Club Brugge, Valencia, Inter, Dinamo Zagreb.

Interi i Contes dëshiron të kthehet në elitën evropiane dhe duken të vendosur, që të futen në mesin e tetë më të mirave.

Lyon dhe Bayer Leverkusen janë ekipe konkurruese, sikurse edhe Valenica.

RB Salzburg, Olympiacos, Brugges dhe Dinamo Zagrebm janë klube tashmë të njohura në nivelin kontinental.

Pot 4: Lokomotiv Moska, Cervena Zvezda, Genk, Galatasaray, RB Leipzig, Slavia Pragë, Atalanta, Lille.

Një vazo që mund të ketë rreziqe për të mëdhatë. Ka emra që duhet të ndjehen fatlum që janë në këtë garë si Lokomotiva e Moskës, Cervena Zvezda, Slavia Pragë apo Genk.

Por ka edhe klube të forta që mund ë shkaktojnë shumë probleme si RB Leipzig, Atalanta dhe Lille, që në kampionate të forta si Bundesliga, Serie A dhe Ligue 1, janë treguar si rivalë të mëdhenj.

Ku të bien në grup njëra nga këto tri skuadra, do të quhet lirisht ‘grupi i  vdekjes’.


Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0

Neymar, një bast që Barcelonës i kushton 500 milionë euro

0

Top 10 favoritët e Ligës së Kampionëve të sezonit 2019/20: Formacionet dhe ndryshimet në klube gjatë verës