in

La Parisien: drejtori sportiv i PSG kërcënon Neymarin me sanksione!

Loading...

Drejtori sportiv i PSG – Leonardo, kishte një debat me Neymar-in i cili kishte mbërritur vonë për trajnim dhe e paralajmëroi atë me sanksione, transmeton barcelona.al.

Sipas Le Parisien, të dy ishin takuar në qendrën sportive Camp des Loges të PSG dhe kishin biseduar për disa minuta. Leonardo e kishte akuzuar atë për vonesën e tij për një javë për tu bashkuar me ekipin me ç’rast edhe e kërcënoi me sanksione. Drejtori i PSG kishte dashur që personalisht të takohet me Neymarin në ditën e tij të parë me akipin pas disa javësh të vështira meqë Neymari po synon ta lë Francën këtë verë.

Le Parisien shkruan që dialogu mes tyre ishte i respektueshëm, por drejtori sportiv i PSG-së e paralajmëroi atë se duhet të veprojë në përputhje me rregullat sikur të gjithë lojtarët e tjerë të klubit. Biseda ishte e shkurtër dhe më pas Neymari u drejtua menjëherë në palestër për të vazhduar rimëkëmbjen e tij. Në fakt, Neymar do ti nënshtrohet një rishikimi të hollësishëm mjekësorë në ditët në vijim dhe nuk do të fillojë të ushtrojë me pjesën tjetër të grupit për një kohë.

Në Paris ka shumë zemërim ndaj sjelljes së Neymar-it dhe deklaratave të tij të fundit ku ai kishte thënë se momenti më i mirë sportiv ishte fitorja 6-1 e Barcelonës ndaj PSG-së duke e eliminuar atë nga Liga e Kampionëve.

Por, më shqetësuese është dëshira e lojtarit për tu larguar nga Parisi. Neymar tashmë i ka njoftuar udhëheqësit e PSG-së para se të niset për pushime dhe e ka ratifikuar atë me telefon te Leonardo vetëm pak ditë më parë dhe mesa duket këtë gjë ia ka përsëritur edhe në takimin e tyre.

PSG tashmë ka njoftuar se do të ketë sanksione kundër Neymarit edhe pse ai kishte rënë dakord me klubin për tu inkorporuar në trajnim që nga 15 Qershori. /barcelona.al/

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0

Coutinho aprovon ofertën e Liverpoolit për t’u rikthyer në Anfield

Barcelona me ofertë të re për Neymarin: 40M€ plus Coutinho & Dembele

Barcelona me ofertë të re për Neymarin: 40M€ plus Coutinho & Dembele