in

Lajm i keq për trajnerin Valverde, Barça humbet talentin për një muaj

Valverde
Loading...

Skuadra e Barcelonës nuk do të ketë për një muaj talentin e saj, sulmuesin 16-vjeçar Ansu Fati. Sipas të përditshmes Marca, lojtari “blaugrana” vendosi që të luajë për kombëtaren spanjolle, duke refuzuar ofertat që i kishin ardhur nga Portugalia dhe Guinea-Bissau.

Për pasojë, Ansu Fati është ende duke përshpejtuar procedurat për të marrë pasaportën spanjolle. Kjo, për arsye se më datat 26 tetor-17 nëntor të këtij viti do të zhvillohet në Brazil Kampionati Botëror U-17 në futboll.

Ansu Fati pritet të jetë pjesë e kombëtares U-17 të Spanjës në këtë turne, çka do të thotë që ai do të mungojë te skuadra e Barcelonës për një muaj. Kjo mund t’i kushtojë shumë trajnerit Ernesto Valverde, që do të humbasë talentin për rreth 10 ndeshje, në Spanjë dhe Europë.

Ansu Fati 1
Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

GIPHY App Key not set. Please check settings

Po ngarkohet...

0
umtiti1

Umtiti shijonte fitoren ndaj Valencis, katër hajdutë i bastisin shtëpinë

Reus dhe Messi

Reus: Shpresoj që Messi të luajë, ai është më i miri në botë