Ndeshja e parë si titullar e Lionel Messit nuk ka shkuar mirë, pasi ai është zëvendësuar pas 45 minutash ndaj Villarrealit.
Messi që ditë më parë e fitoi çmimin si ‘Lojtari më i mirë nga FIFA’, u desh të largohet nga fusha për t‘i lënë vend Ousmane Dembele.
Ai u largua shkaku i problemeve me muskuj.
Messi luajti edhe në fundjavë ndaj Grandas për 45 minuta, për të mos e ndryshuar rezultatin ku humbën 2-0.
Shkaku i lëndimeve mungoi edhe ndaj Borussia Dortmund në Ligën e Kampionëve.
GIPHY App Key not set. Please check settings