Letra lamtumirëse e Valverdes pas shkarkimit nga Barca
in

Letra lamtumirëse e Valverdes pas shkarkimit nga Barca

Loading...

Ernesto Valverde ka publikuar një deklaratë pas shkarkimit nga posti i trajnerit të Barcelonës, përmes të cilës e ka falënderuar presidentin dhe bordin e klubit dhe i ka uruar sukses trajnerit të ri, Quique Setien.

“Kohës sime si trajner i Barcelonës i ka ardhur fundi. Kanë qenë dy vite e gjysmë intensive që nga fillimi. Gjatë kësaj kohe kam përjetuar momente gëzimi duke i festuar fitoret dhe trofetë, por njëherësh ka pasur edhe momente të rënda dhe të vështira”.

“Por, mbi të gjitha dua ta veçoj përvojën time me tifozët dhe pasionin e treguar ndaj meje gjatë kohës si trajner. Dua ta falënderoj presidentin Josep Maria Bartomeu dhe Bordin e Drejtorëve që ma dhanë mundësinë ta drejtoj ekipin e parë dhe që ma dhanë besimin gjatë gjithë kësaj kohe”.

“Dua t’i falënderoj të gjithë njerëzit me të cilët kam punuar në klub për mbështetjen dhe trajtimin që më kanë bërë… Natyrisht që dua t’i falënderoj lojtarët për të gjitha përpjekjet e tyre që na kanë mundësuar t’i fitojmë katër trofe bashkë. Nga ky çast, u uroj atyre të gjithë fatin e botës, po ashtu edhe trajnerit të ri Quique Setien”, ka shkruar mes tjerash Valverde në letrën e publikuar në faqen zyrtare të klubit.

Spanjolli, i cili e ka fituar dy herë La Ligan, një herë Kupën e Mbretit dhe një herë Superkupën e Spanjës, është trajneri i parë që shkarkohet nga Barca që nga viti 2003 (Louis van Gaal). 

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0

Quique Setien: Dje isha duke u shëtitur afër lopëve në fshat, sot po i stërvit lojtarët më të mirë në botë

Formacioni i Setien me tre mbrojtës që do të revolucionarizonte Barçën