Messi ka vendosur, sot pritet ta konfirmojë vendimin befasues për të ardhmen
in

Lionel Messi ka vendosur, sot pritet ta konfirmojë vendimin befasues për të ardhmen

Loading...

Lionel Messi thuhet se ka vendosur me 90 për qind të mbetet së paku edhe për një sezon te Barcelona edhe përkundër zërave për largim nga Camp Nou dhe një faksi të dërguar në zyrat e klubit ku kërkonte të lihet i lirë.

Telenovela “Messi-Barcelona” si duket do të zgjasë edhe më shumë, pasi ka shumë kundërthënie për të ardhmen e tij.

Javën e fundit është përfolur shumë për një largim të tij nga Camp Nou dhe shumë klube u interesuan për transferimin e tij.

Megjithatë, mund të ketë një prapakthehu nga Messi, i cili thuhet se ka vendosur me 90 për qind të mbetet te Barcelona së paku edhe për një sezon.

Reporteri Martin Arevalo i kanalit TyC Sport, i cili zbuloi burofaksin e Messit dërguar Barcelonës ka thënë thotë se argjentinasi po vlerëson seriozisht të vazhdojë me katalunasit deri në 2021 dhe të largohet nga dera e madhe në fund të kontratës së tij.

“Ka 90 për qind shanse që Messi të mbetet ende në Barcelonë. Këtë të enjte do të ketë një vendim përfundimtar”, ka thënë fillimisht Arevalo.

“Messi po vlerëson seriozisht qëndrimin te Barcelona deri në vitin 2021 dhe të përmbushë kontratën e tij. Në këtë pikë ai po e vlerëson atë”.

“Drejtuesit i kërkuan atij që të qëndronte. Ai do ta zgjidhë së shpejti. Dhe do të komunikojë. Ne do të shohim se si do të përfundojë”, përfundoi ai.

Në programin ’90 minuta’ të Fox Sports, Marcelo Sottile gjithashtu siguroi se “nga mjedisi i Leos pohojnë se takimi ishte i mirë dhe mundësia e vazhdimësisë për një sezon më shumë në Barcelonë po rritet”.

Pas takimit, i cili përfundoi pak para orës nëntë të natës, Jorge dhe Rodrigo Messi, babai dhe vëllai i Leos, i transmetuan atij përfundimet e takimet.

Bartomeu përsëriti që klubi dëshiron që Leo të qëndrojë, se ata mbështeten tek ai 100 për qind dhe përsëri i ofruan rinovimin për dy vjet.

Mbetet të shihet tani e tutje cili do të jetë pozicioni i numri 10, i cili në fillim dukej i palëvizshëm në qëllimin e tij për të mos dashur të vishte më fanellën e Barçës, edhe pse ky informacion nga T&C mund të jetë një përparim i konfirmimit të ndryshimit të tij të mendjes. 

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0
Arrihet marrëveshja mes Interit dhe Arturo Vidal

Arrihet marrëveshja mes Interit dhe Arturo Vidal

Messi prezanton fanellat e treta të Barcelonës, por tifozëve nuk iu pëlqen ngjyra e tyre

Messi prezanton fanellat e treta të Barcelonës, por tifozëve nuk iu pëlqen ngjyra e tyre