in

Lukaku nuk luan ndaj Barcës, në dyshim për Juven

Loading...

Romelu Lukaku nuk ka udhëtuar në Barcelonë për ndeshjen e xhiros së dytë të fazës grupore, pasi sulmuesi i Interit ka probleme muskulore.

Lajmi është konfirmuar nga trajneri Antonio Conte gjatë konferencës për shtyp, para ndeshjes që zhvillohet të mërkurën.

“Lukaku nuk është këtu, ai ka një problem muskulor në kuadriceps (muskulin e kofshës) që po e shqetëson qe 10 ditë”.

“Ai ka vazhduar ta ndjejë shqetësimin dhe ekzaminimet ishin negative, prandaj vendosëm që të mos e rrezikonim. Duhet të bazohemi në atë se si ndihen lojtarët në raste të këtilla”, ka sqaruar Conte.

Po ashtu, belgu është në rrezik që të mungojë edhe në derbin e Italisë kundër Juventusit që zhvillohet të dielën. 

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0
Barcelona ka dy lajme të këqija për Interin

Barcelona ka dy lajme të këqija për Interin

Barcelona – Inter, formacionet e mundshme të super ndeshjes

Barcelona – Inter, formacionet e mundshme të super ndeshjes