in

Malcom është i lirë – Barça cakton çmimin e tij!

Malcom është i lirë - Barça cakton çmimin e tij!
Loading...

Barcelona do ta lejojë largimin e Malcom për 60 milionë euro, pasi që klubi dëshiron të grumbullojë fondet për objektiva të tjera.

Braziliani u transferua në Camp Nou në verën kaluar nga Bordeaux për 40 milionë euro, mirëpo ai nuk arriti t’i plotësonte pritshmëritë te katalunasit.

Për këtë arsye, Blaugranët duan të fitojnë nga shitja e tij, prandaj sipas Marca, klubi i ka njoftuar përfaqësuesit e lojtarit se ai mund të largohet për 60 milionë euro.

Klubet angleze, Arsenal, Everton dhe Tottenham Hotspur, kanë shprehur interesim për shërbimet e Malcom, i cili pas transferimit të Antoine Griezmann, do të ketë akoma më pak hapësira në skuadër.

Nga ana tjetër, deri më tani, përfaqësuesit e futbollistit nuk kanë bërë kërkesë për largim e as që kanë shprehur interesim që braziliani të ndërrojë ambient.

Situata e Malcom do të komplikohej akoma më shumë, në rast se Barca arrin ta kthejë sulmuesin tjetër brazilian, Neymar, sepse do të duhej ta largonin domosdoshmërisht një lojtar që është nga shtetet jashtë Bashkimit Evropian.


Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0
Messi e ka fituar 225 herë çmimin e lojtarit të ndeshjes që nga sezoni 2010/11, lë mbrapa Ronaldon

Messi e ka fituar 225 herë çmimin e lojtarit të ndeshjes që nga sezoni 2010/11, lë mbrapa Ronaldon

‘Zbutet’ Neymar, kthehet në stërvitje te PSG

‘Zbutet’ Neymar, kthehet në stërvitje me PSG