Mbappe sikur Albin Kurti, Barcelona e pëson më keq se LDK-ja!
in

Mbappe sikur Albin Kurti, Barcelona e pëson më keq se LDK-ja!

Loading...

PSG ka arritur të shënojë fitore të madhe ndaj Barcelonës në “Camp Nou” me rezultat 4-1 në ndeshjen e parë të 1/16 të Ligës së Kampionëve, ku shkëlqeu Kylian Mbappe me tre gola.

Edhe pse ndeshja nisi më mirë për Barcelonën të besuarit e Mauricio Pochettinos nuk u dorëzuan për asnjë çast, duke e rikthyer ndeshjen në të mirë të tyre.

I pari provoi Antoine Griezmann në minutën e 14-të, por goditja e tij nga afër ishte e turpshme.

PSG u kundërpërgjigj me Mauro Icardin, por as ky nuk qëlloi shënjestrën.

Në minutën e 26-të, Layvin Kurzaëa pengoi një lojtar në zonë dhe pasi ky moment i shikua në VAR u vendos për penallti.

Nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Lionel Messi që shënoi për 1-0.

Pas tij rast të mirë që të ngritë epërsinë kishte Ousmane Dembel, por nuk ishte i saktë një një pozitë ideale.

PSG u kthye në lojë në minutën e 32-të, kur talenti i madh Kylian Mbappe arriti të shënojë për 1-1 pas asistimi të Marco Verrattit.

Para se të mbyllej pjesa e parë të dy skuadrat kishin edhe nga një rast, por rrjetat më nuk u prekën.

Edhe pjesa e dytë nisi furishëm me raste për Antoine Girezamnn dhe Moise Kean, por portierët ishin në vend.

Në minutën e 65-të PSG kaloi në epërsi (2-1).

Florenzi ktheu një top në zonë, që u devijua paksa nga mbrojtja, ndërsa Mbappe shënoi me një goditje të fortë për tokë (65’).

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i tretë për PSG-në.

Ishte italiani i ri Moise Kean që gjeti rrjetën për 3-1 me një goditje me kokë.

Se Mbappe ishte enigmë e pazgjidhur për mbrojtjen katalanase e tregon edhe rasti i minutës së 78-të, ku vetëm fati i mungoi.

Por francezi e kompletoi het-trikun në minutën e 86-të, duke shënuar gol shumë të bukur pas një asistimi të Julian Draxler (4-1).

Rezultat shumë i madh i PSG-së i arritur në fushë kundërshtare, që me një këmbë vetëm se ka kaluar në çerekfinale të Ligës së Kamapionëve.

Ndeshja e kthimit në Paris do të luhet me 10 Mars.

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

GIPHY App Key not set. Please check settings

Po ngarkohet...

0
Barcelona – PSG: Të rejat, formacionet e mundshme, statistika, lojtari për t’u shikuar, parashikimi

Barcelona – PSG: Të rejat, formacionet e mundshme, statistika, lojtari për t’u shikuar, parashikimi

Përçarje te Barcelona: Sharje mes Pique e Griezmannin, mikrofonat kapin gjithçka

Përçarje te Barcelona: Sharje mes Pique e Griezmannin, mikrofonat kapin gjithçka