Me lot në sy, Suarez përshëndetet me Barcelonën – niset për te Atletico Madridi
in

Me lot në sy, Luis Suarez përshëndetet me Barcelonën – niset për te Atletico Madridi

Loading...

Luis Saurez është përshëndetur me Barcelonën, derisa kamerat kanë kapur atë duke qarë, pasi është afër kalimit te Atletico Madridi.

Sulmuesi uruguaian ishte fillimisht afër kalimit te Juventusi, mirëpo testi për gjuhën italiane i doli i dështuar.

Kështu, Atletico Madridi u aktivizua menjëherë për t’i marrë shërbimet e tij dhe duket se janë të suksesshëm.

Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano, Barcelona nuk do të lejonte Suarezin të largohej si lojtar i lirë.

Katalunasit po kërkojnë një shumë rreth dhjetë milionë euro për të lejuar kalimin e lojtarit te Rojiblancos.

Detaje të plota do të publikohen në momentin që Suarez e kompleton transferimin e tij në Wanda Metropolitano.

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0
Vidal kompleton testet mjekësore, në pritje të nënshkrimit

Vidal kompleton testet mjekësore, në pritje të nënshkrimit

Zyrtare: Luis Suarez nënshkruan me Atletico Madridin

Zyrtare: Luis Suarez nënshkruan me Atletico Madridin