Super talenti holandez, Frenkie De Jong ka marrë çmimin si mesfushori më i mirë në Ligën e Kampionëve për edicionin e kaluar.
22-vjeçari pati paraqitje të jashtëzakonshme me Ajaxin vitin e kaluar duke e dërguar skuadrën e tij deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
De Jong është votuar nga trajnerët dhe gazetarët si mesfushori më i mirë në Ligën e Kampionëve për edicionin e kaluar.
Pas paraqitjeve spektakolare me Ajaxin, De Jong ka kompletuar transfermiin te Barcelona për 75 milionë euro.
GIPHY App Key not set. Please check settings