Messi dhuron spektakël ndaj Napolit, Barcelona në çerekfinale ndaj Bayern Munich
in

Messi dhuron spektakël ndaj Napolit, Barcelona në çerekfinale ndaj Bayern Munich

Loading...

Messi ishte mbreti i lojës, ndërsa Barcelona është skaudra e radhës që ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Katalunasit kanë mposhtur Napolin në ndeshjen kthyese me rezultat 3-1 për të kaluar tutje.

Që nga fillimi i takimit Barcelona dominoi, duke gjetur golin e parë pas 10 minutave lojë.

Ivan Rakitic harkoi bukur nga këndi, ndërsa mbrojtësi francez Clement Lenglet shënoi për 1-0.

Katalunasit nuk vonuan dhe pas 13 minutave shënuan edhe golin e dytë, kur kësaj radhe realizoi kapiteni Messi pas një aksioni individual.

Messi dhuron spektakël ndaj Napolit, Barcelona në çerekfinale ndaj Bayern Munich
Barcelona. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Krejt në fund të pjesës së parë, Luis Suarez shënoi nga penalltia për 3-0, para se një minutë më vonë Lorenzo Insigne i Napolit të realizoi për golin e nderit 3-1, edhe ky nga pika e bardhë.

Kësisoj me epërsinë e dy golave 3-1 të Barcelonës, futbollistët e dy skuadrave shkuan në pauzë prej 15 minutave.

Për dallim nga pjesa e parë, në pjesën e dytë Barcelona luante më e tërhequr dhe nuk rrezikoi shumë.

Futbollistët e Quique Setien më shumë e qarkulluan topin, teksa nuk dilnin shumë në sulm për mos të krijuar hapësira në mbrojtje.

Lionel Messi . (Photo by David Ramos/Getty Images)

Deri në fund më nuk pati ndryshim të rezultatit dhe mbeti ai i pjesës së parë ku Barcelona realizoi fitore me meritë 3-1.

Kësisoj katalunasit kanë siguruar plasmanin në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 4-2 pas 180 minutave ndaj Napolit.

Në kuadër të çerekfinales në Ligën e Kampionëve, katalunasit do të përballen me Bayern Munichun.

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0
Parashikim: Barcelona – Napoli, formacionet e mundshme, kush mungon dhe rezultati

Parashikim: Barcelona – Napoli, formacionet e mundshme, kush mungon dhe rezultati

Eksperti i gjykimit, Andujar Oliver: Goli i Lenglet ishte i parregullt, Cakir gaboi

Eksperti i gjykimit, Andujar Oliver: Goli i Lenglet ishte i parregullt, Cakir gaboi