Messi ka paralajmëruar largimin nga Barcelona, këto janë pesë klubet e mëdha që e duan gjeniun argjentinas
in

Messi ka paralajmëruar largimin nga Barcelona, këto janë pesë klubet e mëdha që e duan gjeniun argjentinas

Loading...

Lionel Messi pritet të largohet nga Barcelona gjatë verës së vitit 2021.

Lojtarit më të mirë në histori të Barcelonës i skadon kontrata dhe sipas medieve spanjolle ai nuk do ta vazhdoj atë.

Menjëherë pas këtij lajmi kanë filluar të qarkullojnë edhe lajmet se ku do ta vazhdoj Messi karrierën e tij.

Nuk ka klub në botë që nuk do ta donte argjentinasin në skuadër, mirëpo pak klube e përballojnë pagën e tij e cila është mbi 30 milionë euro në vit.

E sigurt është vetëm se Messi nuk do të luaj për asnjë skuadër tjetër në La Liga, ndërsa opsione mbetën Liga Premier, Bundesliga, Serie A dhe Ligue 1.

Bayern Munich, Manchester City, Juventus, Liverpool dhe Paris Saint Germain janë skuadrat e interesuara për yllin argjentinas.

Nëpër mediat e ndryshme botërore kanë filluar edhe të bëjnë dizajne se si do të dukej Messi me fanellat e këtyre skuadrave.

Gjithsesi tifozët e Barcelonës vazhdojnë të besojnë se kapiteni i tyre nuk do të largohet dhe se do ta mbyll karrierën te Barcelona.

Por duke parë raportet aspak të mira të Messit me drejtuesit e klubit, atëherë largimi nuk do të ishte befasi.

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0
Xavi ka pranuar të bëhet trajner i Barcelonës

Xavi ka pranuar të bëhet trajner i Barcelonës

Hidhet shorti në Ligën e Kampionëve, na presin përballje gjigante në çerekfinale

Hidhet shorti në Ligën e Kampionëve, na presin përballje gjigante në çerekfinale