Messi me lëvdata, por edhe me këshilla për Ansu Fati
in

Më pëlqenMë pëlqen

Messi me lëvdata, por edhe me këshilla për Ansu Fati

Loading...

Lionel Messi ka folur me lëvdata për talentin e ri të Barcelonës, Ansu Fati, duke e etiketuar si lojtar fantastik, por mendon se ai duhet të përfshihet shkallë-shkallë në ekipin e parë të katalunasve.

16-vjeçari u bë sensacion në mediat sportive pas një fillimi mbresëlënës të sezonit duke shënuar dy gola dhe duke dhuruar një asistim në katër ndeshje me Blaugranët, ashtu që i theu edhe disa rekorde.

Mirëpo, superylli i Barcës shpreson që presioni i madh dhe gjërat që shkruhen për të, të mos ndikojnë në zhvillimin e Fatit si lojtar.

“Vërtet më pëlqen dhe po përpiqem t’i ndihmoj dhe ta mbështes. Ai është një lojtar i mrekullueshëm dhe i ka gjërat e duhura për të pasur sukses”.

Lionel Messi (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

“Por, nëse e shikoj përmes syve të mi, do të doja që ta përfshinin dalëngadalë, njësoj si kanë bërë me mua kur ia kam nisur, duke i marrë gjërat qetë dhe me lehtësi, dhe pa bërë presion mbi të”, ka deklaruar Messi.

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0

Notat e lojtarëve, Barcelona 2-1 Villarreal: Arthur lojtar i ndeshjes

Deklarata e Valverdes pas fitores së Barcelonës ndaj Villarreal-it.

Deklarata e Valverdes pas fitores së Barcelonës ndaj Villarreal-it.