in

HAHAHAHAHAHA

Messi me një deklaratë që nuk do të dëshironin ta dëgjojnë tifozët e futbollit: Pensionimi po afron

Messi me një deklaratë që nuk do të dëshironin ta dëgjojnë tifozët e futbollit: Pensionimi po afron
Messi me një deklaratë që nuk do të dëshironin ta dëgjojnë tifozët e futbollit: Pensionimi po afron
Loading...

Lionel Messi ka pranuar se pensionimi po afron, mirëpo ka thënë se shpreson t’i shijojë edhe shumë vite në top-formë me fanellën e Barcelonës dhe atë të Argjentinës.

Kjo deklaratë e superyllit të futbollit vjen pasi ai e fitoi Topin e Artë për vitin 2019 që ishte i gjashti në karrierën e tij – më shumë se çdokush tjetër.

Ai është 32 vjeçar dhe kur është fjala për futbollistë, kjo do të thotë se fundi i karrierës së tij nuk është edhe shumë larg.

“Jam i vetëdijshëm për moshën që kam. Dhe po i shijoj shumë këto momente, sepse e di se pensionimi po afron. Koha fluturon”, ka deklaruar Messi.

Megjithatë, sulmuesi menjëherë e ka sqaruar se nuk e ka në plan të largohet nga futbolli në një të ardhme të afërt, pasi shpreson të luajë edhe për disa vite, varësisht nga gjendja e tij fizike dhe personale.

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

GIPHY App Key not set. Please check settings

Po ngarkohet...

0
messi ballon dor 2019

Lionel Messi fiton Topin e Artë të gjashtë në karrierë

messi vs ronaldo

Lionel Messi vs Cristiano Ronaldo: Golat, trofetë dhe statistikat