in

Messi me rekord absolut, për herë të nëntë shënon mbi 50 gola brenda vitit

Loading...

Lionel Messi vazhdon të shënojë gola pareshtur dhe të koleksionoj rekorde në këtë aspekt.

Barcelona ka mposhtur Alavesin në shtëpi me rezultat të thellë 4-1 në kuadër të javës së 18-të në La Liga.

Golat për katalunasit u shënuan nga Antoine Griezmann (14’), Arturo Vidal (45’), Lionel Messi (69’) dhe Luis Suarez (75’).

Megjithatë, goli i yllit argjentinas, Messi, pati vlerë të veçantë në aspektin individual apo personal.

Me këtë gol, Messi arrin në shifrën e 50 golave brenda një vitit të plotë kalendarik me klubin dhe kombëtaren.

Kjo ishte hera e nëntë nga dhjetë vite që argjentinasi shënon mbi 50 gola brenda vitit, ndërsa një gjë të tillë dështoi vetëm më 2013 ku shënoi 45.

Viti 2012 ishte viti më i frytshëm i kapitenit të Barcelonës, pasi shënoi plot 91 gola, duke thyer rekordin shumëvjeçar të Gerd Muller.


Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0
Barcelona i ofron Messit rinovimin e kontratës

Barcelona i ofron Messit rinovimin e kontratës

Semedo i gatshëm që të shitet në afatin e janarit

Semedo i gatshëm që të shitet në afatin e janarit