in

Messi rikrijoi golin e Maradonas nga viti 1993 dhe pastaj festoi me fanellën e tij të Newell’s Old Boys

Messi rikrijoi golin e Maradonas nga viti 1993 dhe pastaj festoi me fanellën e tij të Newell’s Old Boys
Loading...

Duket e pabesueshme, mirëpo goli që Lionel Messi ia shënoi Osasunas është shumë i ngjashëm me atë që Diego Maradona e kishte shënuar për Newell’s Old Boys në vitin 1993.

Si për koincidencë, pikërisht në këtë ndeshje, superylli i katalunasve festoi duke hequr fanellën e Blaugranëve dhe duke treguar fanellën që e kishte veshur Maradona gjatë kohës sa luante për klubin argjentinas.

Askush nuk do të mund ta kompletonte në mënyrën më të mirë nderimin për legjendën e futbollit, i cili ndërroi jetë nga një sulm në zemër në moshën 60 vjeçare.

Më 7 tetor 1993, pas kthimit në futbollin argjentinas, Maradona kishte shënuar në një ndeshje miqësore kundër Emelec.

Tash, 27 vite më vonë, disa ditë pas vdekjes së ikonës, Messi e nderoi në mënyrën më të mirë dhjetëshen e paharruar.

Messi rikrijoi golin e Maradonas nga viti 1993 dhe pastaj festoi me fanellën e tij të Newell’s Old Boys

Maradona e shënoi golin e tij duke goditur nga cepi i gjashtëmbëdhjetëmetërshit në skajin e djathtë të portës, derisa Leo e dërgoi topin në këndin e kundërt, por me të njëjtin stil.

Në një deklarim të mëhershëm, Messi ka treguar se ka qenë prezent në kohën kur Maradona e kishte shënuar atë gol për Newell’s Old Boys.

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0
Punonjësit e funeralit bënë foto me kufomën e legjendës Maradona dhe kritikohet pafundësisht në rrjetet sociale

Punonjësit e funeralit bënë foto me kufomën e legjendës Maradona dhe kritikohet pafundësisht në rrjetet sociale

Barcelona e vendosur për shitjen e Griezmann në janar, francezit i vendoset çmimi i largimit

Barcelona e vendosur për shitjen e Griezmann në janar, francezit i vendoset çmimi i largimit