Ndeshja e fazës së eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve mes Napolit dhe Barcelonës është mbyllur baras (1-1).
Një ndeshje e bukur ka dalë të jetë ajo në San Paolo, ku nuk kanë munguar rastet nga të dyja palët.
Fillimi ishte më i butë, me dy skuadrat që studionin më shumë njëra tjetrën.

Edhe pse të dy skuadrat kishin gjysmëraste, për të parë golin e parë u desh të pritej minuta e 30-të.
Napoli organizoi një aksion të bukur me Pietor Zielinskin, i cili bëri disa metra dhe lëvizje, duke pasuar pasoi te Dries Mertens, i cili me një goditje të bukur shënoi për 1-0.

Italianët kanë mundur ta shtojnë epërsinë në pjesën e parë, sikur Konstantinos Manolas, të ishte më i saktë.
Skuadrat shkuan në pushim me epërsinë e Napolit.
Më të filluar pjesa e dytë Barcelona ka arritur të barazojë. Në minutën e 57-të, në aksion i bukur i Barcelonës me disa pasime, ku topi kaloi në të djathtë te Semedo, që pasoi në zonë për Antoine Griezmann i cili me një goditje të saktë barazoi shifrat (1-1).

Pas disa minutash Napoli kishte rast të kthente epërsinë, por goditjen e Lorenzo Insignes e priti Marc-Andre ter Stegen.
Barcelona në minutat e fundit rrezikoi me Samuel Umtitin, pas harkimit të Messit, por edhe ky nuk kishte sukses.

Në fundin e ndeshje Arturo Vidal u ndëshkua dy herë me karton të verdhë për tu përjashtuar nga loja. Kiliani dhe Sergio Busquets do të mungojnë në ndeshjen kthyese.
Dries Mertens’ goal in the Arabic commentary is the best thing you’ll watch today! 🔥🔥pic.twitter.com/oCAGAvQjIX
— Goal HQ (@goalhq_) February 25, 2020
Një barazim që i kryen më shumë punë Barcelonës, por gjithçka mbetet hapur për ndeshjen kthyese.
Barcelona equalise through Griezmann! 👌 #ChampionsLeague pic.twitter.com/56BtsaKWys
— SoccerMatrix ⚽ (@Soccer_Matrix) February 25, 2020
GIPHY App Key not set. Please check settings