in

Neymar vë në vështirësi Ter Stegen: Nuk është e lehtë t’i japësh një përgjigje kësaj pyetjeje

Loading...

Portieri i Barcelona-s, Marc-Andre ter Stegen, ka folur për të ardhmen e Messi-t dhe për skuadrën e tij, që nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin.

“Shpresoj që Messi të qëndrojë për shumë vite të tjerë me ne. Siç ka thënë Pique, ai ka fituar të drejtën për të vendosur në liri të plotë të ardhmen e tij, por ndihet shumë mirë me ne dhe jam i sigurt se do të qëndrojë për shumë kohë. Është një element kyç për skuadrën dhe lojtarët e fortë na pëlqejnë të gjithëve”, ka thënë Ter Stegen për Mundo Deportivo.

Portieri ka folur edhe për kthimin e mundshëm të Neymar-it te katalanasit. “Tani nuk mund të ndryshohet asgjë, sepse koha e negociatave ka mbaruar, por unë jam i kënaqur me ekipin që kemi. Nëse do të më kishte pëlqyer ta kishim në skuadër? Nuk është e lehtë t’i japësh një përgjigje kësaj pyetjeje”.

“E përsëris, lojtarët e mëdhenj na pëlqejnë, por tashmë merkato është mbyllur. Rakitic? Jam i lumtur që ka qëndruar, mendoj se edhe klubi dhe tifozët ndihen njësoj”.

Në fund, Ter Stegen ka folur edhe për situatën e tij te kombëtarja e Gjermanisë (Neuer është titullari): “Nuk ka qenë e lehtë për mua këto ditë, kam gjithçka për të qenë numri një i ekipit, bëj gjithçka është e mundur për t’u bërë”.

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0

Ish-presidenti i Barçës: Pas çdo deklarate të Messit ka një “por”…

Plas te Barcelona, Neymar-Mbappe fusin në sherr drejtuesit!