in

HAHAHAHAHAHA

Për shkak të protestave në Kataluni, Barcelona dhe Real Madridi do të kalojnë fshehurazi deri te stadiumi

Loading...

Barcelona dhe Real Madridi do të kalojnë me autobusë pa logot e klubeve nëpër qytetin e Katalunisë për El Clasicon që zhvillohet nesër mbrëma.

Dy skuadrat po ashtu do të takohen në të njëjtin hotel, për t’u nisur më pas drejt Camp Nout, shkaku i protestave që janë në qytet.

Lojtarë e Barcelonës zakonisht nisen nga shtëpitë e tyre për derbin, por tani do të shkojnë në hotelin ‘Princess Sofia’, aty ku do të jenë edhe lojtarët e Real Madridit.

Sport raporton se Federata e Futbollit të Spanjës nuk dëshiron që të ketë ndonjë incident mes tifozëve dhe të eskalojë situata.

Hoteli thuhet se është larg rreth 600 metra nga stadiumi dhe të dyja skuadrat do të kalojnë pa shumë zhurmë nëpër qytet.

El Clasico që zhvillohet në Camp Nou, do të fillojë nga ora 20:00, e që do të jetë e vlefshme për javën e 17-të në La Liga.

Loading...

Si do ta vlerësoni këtë lajm?

Komentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ngarkohet...

0
Messi: Më e lehtë është të fitosh në Bernabeu se sa në Camp Nou ndaj Realit

Messi: Më e lehtë është të fitosh në Bernabeu se sa në Camp Nou ndaj Realit

Zidane: Barcelona ka Messin, por ne kemi ‘armët’ tona